Mbrëmë, një 24-vjeçare ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.
Mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri. Ajo u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës, L.S., 24 vjeçare.
“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policor, në koordinim me prokurorinë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar si: vetëvrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar