Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar plagën e hapur që vendi vazhdon të bartë edhe pas më shumë se dy dekadash nga lufta, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se 1,584 qytetarë të Kosovës ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa pas çdo numri qëndron një jetë e ndërprerë dhe një familje që ende pret drejtësi për më të dashurit e saj.
“Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit të përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë”, ka shkruar Osmani.
Duke e akuzuar Beogradin për fshehjen e së vërtetës, Presidentja ka thënë se “regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve”.
Osmani u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin mbi Serbinë, duke theksuar se vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve dhe vendosja e drejtësisë mund t’u japin familjeve qetësinë e merituar.



Të tjera
“Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s”, Haradinaj: Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?
Gazi amerikan, Çitaku: Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga pavarësia