Reshje të mëdha të shiut dhe stuhi ka edhe në Maqedoninë e Veriut, pos Shqipërisë, që gjatë tërë ditës pati edhe vërshime në shumë pjesë.
ABCNews ka raportuar se shkak i stuhisë së fortë në Maqedoninë e Veriut një traget turistësh që po udhëtonin nga Shën Naumi drejt Ohrit, u detyruan të kalojnë në ujërat territoriale të Shqipërisë.
Autoritetet e kufirit në Pogradec, pohuan se trageti kishte kaluar në pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit për shkak të stuhisë së fortë dhe dallgëve.
Trageti lundroi për disa minuta në ujërat shqiptare, ku stuhia nuk ishte e fortë dhe pritet të kthehet sërish në ujërat maqedonase.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha