Çmimet e produkteve ushqimore, përfshirë edhe atyre esenciale kanë shënuar ngritje këtë vit.
Qytetarët janë ankuar se krahasuar me standardin jetësor në vend, çmimet janë shumë të larta.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në korrik të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar janë prej 4.3% më të larta.
Ndërsa, përveç ushqimeve ngritje pati edhe të çmimeve të produkteve të drurit, prodhimeve të tekstilit, atyre të gomës e plastikës si dhe produkteve të fabrikuara metalike.
Njohës të ekonomisë thonë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve te tjera.
Bellaqa tha se shqetësues është edhe fakti që Kosova varet më shumë nga importi.
Me daljen në tregun e lirë energjetik, bizneset e mëdha kanë paralajmëruar edhe më tej ngritje të çmimeve./RTK



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë