Papunësia në Gjermani për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh rritet mbi tre milionë njerëz.
Numri i papunëve u rrit në muajin gusht krahasuar me muajin paraprak për 46 mijë, duke arritur në 3.025 milionë. Kjo është 153 mijë më shumë se në gusht 2023, njoftoi Agjencia Federale për Punësim në Nurnberg. Shkalla e papunësisë u rrit në krahasim me korrikun për 0.1 për qind, në 6.4 për qind.
Numri i të papunëve zakonisht rritet gjatë verës pasi kompanitë punësojnë më pak para pushimeve vjetore. Numrat për gushtin ishin të tillë për herë të fundit 15 vjet më parë.
“Të pasurit tre milionë papunë është një pasojë e turpshme e refuzimit për të zbatuar reforma gjatë viteve të fundit”, tha Rainer Dulger, presidenti i Aleancës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë. Ai theksoi se tani nevojitet një valë e vërtetë reformash në vjeshtë.
Në krahasim me nivelin kombëtar, shkalla e papunësisë në landet federale Bremen (11.8 për qind) dhe Berlin (10.5 për qind) mbeti më e larta, ndërsa në landet jugore Bavari (4.2 për qind) dhe Baden-Württemberg (4.7 për qind) ishte më e ulëta. Agjencia Federale për Punësim përdori të dhënat deri më 13 gusht.
Por pavarësisht këtyre numrave rekord, Instituti për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) shikon shenjat e para të përmirësimit. Për barometrin e tregut të punës, ekspertët çdo muaj pyesin të gjitha agjencitë për punësim për pritshmëritë e tyre për tre muajt e ardhshëm.
Në muajin gusht, për herë të parë pas tre vjetësh, ata pritën që rritja e papunësisë të ndalojë. Sipas këtyre vlerësimeve, punësimi mund të marrë përsëri hov.
Të tjera
Lista Srpska me direktiva të Vuçiqit, Hajdaj: S’mund të pranojmë terrorizmin politik në Kuvend
“Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt…!”, avokati shqiptar i drejtohet liderëve shqiptarë – ka këtë paralajmërim
Tifozët e Juventusit i këndojnë Zhegrovës: Ti je një nga ne