Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, zbuloi aksidentalisht emrin e një oficere të fshehtë të CIA-s që punonte si eksperte për Rusinë.
Ajo e përfshiu emrin e agjentes në një listë prej 37 zyrtarësh të cilëve u është hequr qasja në informacionin e klasifikuar për kontributin në raportet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje dhe thirrjet për shkarkimin e Trumpit, shkruajnë mediat e huaja.
Publikimi nuk ishte i koordinuar me CIA-n, duke shkaktuar një konflikt me drejtorin e agjencisë John Ratcliffe.
Sipas Wall Street Journal, Gabbard nuk e dinte që oficerja po punonte e fshehtë.
Incidenti ka rritur tensionet midis Gabbard dhe Ratcliffe.
Zhvillimi mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet midis shefit të inteligjencës kombëtare dhe CIA-s pas një përplasjeje mbi deklasifikimin e një dokumenti në lidhje me ndikimin rus në zgjedhjet e vitit 2016.



Të tjera
Superliga sot me dy ndeshje goxha interesante
Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë
Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur