Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Ai thuhet se është kapur duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe me përmbajtje të veprës penale për të cilën dyshohet.
“Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’”, thuhet në raportin 24-orësh. /teve1.info/



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit