Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.
“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka bërë thirrje që nxënësit të mos ndalojnë së pyeturi e kërkuari, ndërsa mësuesit të mos kursejnë nga angazhimi për përgatitjen e brezave të ardhshëm.
“Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë!”, ka përfunduar Osmani.



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit