Presidenca e Kosovës është deklaruar për takimin mes presidentes Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.
Sipas njoftimi, në këtë takim, Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.



Të tjera
5 gjërat që duhet t’i lani më shpesh dhe më rrallë në shtëpi
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë