Dogana e Kosovës njofton se gjatë një kontrolli të kryer në portin e Durrësit është parandaluar hyrja në Kosovë e 7,500 produkteve të dyshuara si falsifikate, të cilat shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Në kuadër të kontrolleve të rregullta për import, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një ngarkesë me mallra që përmbajnë shenja të një marke të njohur tregtare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Produktet e kapura përbëhen nga:
1,250 mbushës telefoni
5,750 koka mbushës telefoni
500 kufje dhe dëgjues me Bluetooth
Dogana e Kosovës vazhdon të intensifikojë kontrollat për të parandaluar importin e mallrave të falsifikuara dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorët në vend.
Të tjera
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake
Bislimi shpreh mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë që po i bën Kosovës