Piloti i arrestuar kroat dhe e dashura e tij serbe nga Kosova, të arrestuar nën dyshimet për spiunazh, ka qenë temë diskutimi e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake të Kroacisë.
Piloti dyshohet se ia ka kaluar të dhënat që kishte mbledhur gjatë qëndrimit në Kosovë të dashurës serbe, e cila më pas ua ka kaluar ato udhëheqësve të Listës Serbe në Kosovë, e cila punon ngushtë me qeverinë serbe dhe Aleksandar Vuçiqin.
“Prita drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake, Gjeneral Major Ivan Turkalj, në lidhje me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”, shkroi kryeministri kroat në rrjetet sociale.
“VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare.
Të tjera
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë
Zgjedhjet lokale në RMV: Ku fituan bindshëm VLEN e AKI dhe ku po vazhdon ende gara – çfarë dihet deri tash
Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve