Në shkollat e Luginës së Preshevës po vazhdon shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë, një donacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sot, tekstet mësimore në gjuhën shqipe u shpërndanë në shkollat fillore të fshatrave Tërnoc i Madh, Bilaç, Raincë dhe Corroticë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Ky është viti i katërt me radhë që nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përfitojnë nga ky program, i cili synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve shqiptare dhe të sigurojë kushte më të mira për mësim në gjuhën amtare”, ka shkruar në rrejtin social Facebook, Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar.
Drejtorët e shkollave në Tërnoc, Bilaç, Raincë dhe Corroticë shprehën mirënjohjen e tyre për këtë mbështetje të vazhdueshme, thekson Rexhepi.



Të tjera
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit
Këto janë 10 komunat që do të bëhet rinumërimi i plotë i votave
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh