Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për krijimin e institucioneve, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale nga Presidenca, bëhet e ditur se presidentja Osmani, gjatë takimit, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
“Ajo ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe përmbushjen e aspiratave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik”.
Tutje bëhet e ditur se në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, thuhet, mes tjerash, në postim.




Të tjera
Uji nga Badoci nuk rekomandohet për pije
Gjykimi për rezervat shtetërore – Rozeta Hajdari flet para opinionit publik
KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës në ushtrim të përbashkët për sigurinë e vendit