Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit për gjendjen e tij shëndetësore, pas disa ditësh pa mbajtur konferenca për shtyp.
Lideri amerikan tha se mungesa e tij në publik për dy ditë radhazi ka nxitur dyshime dhe spekulime se mund të kishte ndodhur ndonjë gjë me shëndetin e tij. Ai i quajti këto lajme të rreme dhe theksoi se nuk ka asnjë problem shëndetësor.
“Nuk kam mbajtur konferencë për shtyp për dy ditë radhazi dhe ata thanë ‘diçka nuk është në rregull me të. Është lajmi i rremë”, tha Trump.
Trump shtoi se gjatë fundjavës ishte aktiv, duke vizituar disa njerëz në klubin e golfit në Sterling, Virginia. “Isha shumë aktiv gjatë fundjavës”, shtoi ai.



Të tjera
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq