Edhe pse janë arritur marrëveshje si ajo e Ohrit në vitin 2023, zbatimi i tyre ka ngecur.
Takimi i fundit për dialogun u mbajt në qershor 2025 në Bruksel, mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e Peter Sorensen, mirëpo ky takim nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.
Për FrontOnline, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE, si lehtësues i Dialogut Beograd–Prishtinë, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.
Sipas zëdhënësit, BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE.
‘’BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE’’, thanë nga BE.



Të tjera
Nofka e Vedat Muriqi në Spanjë po habit tifozët
Joseph: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të mos vendosë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
140 mijë euro transaksion i dyshimtë – Gacaferri ironizon: “Albini i keq…”