Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është thelluar më tej, në bazë të traktatit të nënshkruar në qershor të këtij viti, ku të dy vendet u zotuan për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni.
Gjatë një takimi të zhvilluar sot, udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në një fazë të re dhe më të fuqishme bashkëpunimi.
“Marrëveshja që nënshkruam vitin e kaluar është traktati më i fortë ndonjëherë për vendin tonë”, u shpreh Kim, duke iu referuar dokumentit që përfshin një klauzolë për mbrojtje të ndërsjellë.
Sipas tij, bashkëpunimi mes Phenianit dhe Moskës duhet të zgjerohet edhe më tej në fusha të ndryshme, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj aleance në kontekstin aktual ndërkombëtar.



Të tjera
Shenjat se ai ju do vërtet
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë