Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, në komunikimin me mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.
“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete, raporton Tch.
Nga politika e rritjes së pagave, vijoi më tej Ministri Mete, do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Nga ana tjetër, Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.
Të tjera
Pacolli shtron pyetje nëse Kosova duhet ta rishqyrtojë qëndrimin ndaj Ukrainës, kjo është arsyeja
Silvinjos më në fund i mbushet mendja, e fton sulmuesin Kristian Shpendi në Kombëtare
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe