Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka thënë se pretendimi i Donald Trump se ekziston një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara tregon se presidenti amerikan ka një “sens humori”.
Pasi udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut u takuan në Kinë, Trump i shkroi të martën në Truth Social duke iu drejtuar udhëheqësit kinez Xi Jinping: “Ju lutem jepja përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Duke folur të mërkurën në Pekin, Putin tha se “presidentit amerikan nuk i mungon sensi i humorit”.
Putin tha se ai dhe Trump kanë zhvilluar “marrëdhënie të mira” dhe se asnjë nga udhëheqësit botërorë që iu bashkuan samitit në Kinë “nuk shprehu gjykime negative për administratën aktuale amerikane”.
Të tjera
Dogana zbulon kontrabandën me mbushës së telefonave
Kurti premton 100 € shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat deri në 13 vjeç
Gjatë mandatit të ardhëm paga minme do të jetë 500 euro