Komuna e Gjilanit, njofton se ka rrënuar objektin e ish-policisë serbe në fshatin Zhegër.
“Sot e rrënuan një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër. Zyrtarë nga Drejtoria e Inspekcionit, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, me kërkesë të Këshillit të fshatitit, ndëmorrën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti. Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik për qytetarët. Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta”, njofton Komuna e Gjilanit.



Të tjera
Si përdoret botoksi për trajtim?
Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 2025
Krasniqi e Balaj për LDK-në / Demokraci e brendshme, por krizë strukturore dhe ideore (VIDEO)