Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik me tramvaj i cili mori jetën e 16-të personave në Lisbonë.
Përmes një postimi në “X”, e para e vendit ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“Zemrat dhe solidariteti ynë janë më presidentin, Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me tramvaj në Lisbonë.
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt