Kadri Kryeziu ka reaguar me tone të ashpra ndaj atyre që e quajnë ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si “Babain e Kushtetutës”.
Në një postim në Facebook, Kryeziu i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kushtetutën e kanë hartuar ekspertë si Arsim Bajrami, Gjyljeta Mushkolaj dhe ai vetë, ndërsa Hasani nuk ka qenë pjesë e këtij procesi.
“Ky farë ‘Baba i kushtetutës’ as te korridoret e zyrave tona nuk ka mundur të kalojë”, shkroi ai.
Më tej, Kryeziu e akuzoi Hasanin për bullizëm, fjalor të fëlliqur, seksizëm primitiv dhe manipulim. “Baba i ambicieve për t’u instaluar president diktator, ndoshta, por i kushtetutës kurrë jo”, përfundoi ai.



Të tjera
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq