Persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të një personi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në Shipol të Mitrovicës
Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /



Të tjera
Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
Gjenden tabela automjetesh, pronarët mund t’i marrin në Graçanicë
Ndikimi negativ i kafesë tek njerëzit me migrenë