Kosova ka pësuar humbje 4:0 nga Zvicra në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, duke nisur me atë të Manuel Akanjit më n në minutën e 22-të.
Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo, teksa në minutën e 39-të për 3:0 u përkujdes Silvan Widmer.
Golin e katërt dhe të dytin personal e shënoi Breel Embolo në minutën e 45-të.
Në ndeshjen tjetër, Suedia dhe Sllovenia kanë barazuar, 2:2.
Pas xhiros së parë, në grupin e Kosovës, atë B, e para është Zvicra me tri pikë, e Sllovenia me Suedinë zënë vendin dy dhe tre me nga një pikë.
Ndërkaq, në vendin e fundit ndodhet Kosova me asnjë.



Të tjera
Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar
Kërćënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës
Xhenxhefil me mjaltë, një kombinim që ndihmon tretjen