Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një tjetër premtim të rëndësishëm ekonomik në kuadër të angazhimeve për mandatin e ardhshëm. Ai ka deklaruar se paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro.
Sipas Kurtit, kjo masë synon të përmirësojë standardin e jetesës së punëtorëve dhe të sjellë më shumë drejtësi në tregun e punës. Aktualisht paga minimale në Kosovë është dukshëm më e ulët krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa premtimi për ngritjen e saj shihet si një hap që do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Ky zotim i tij vjen në vijim të një vargu të masave të tjera sociale e ekonomike të paralajmëruara, përfshirë edhe mbështetjen për pensionistët dhe investime në zhvillimin ekonomik të vendit.



Të tjera
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vlen
Fle vonë? Lexo pasojat dhe s’do ta bësh më