Gara e biçikletave “Riderman” në Bad Dürrheim, Baden-Württemberg, përfundoi me një ngjarje tragjike ku mbi 70 persona u lënduan pas dy rrëzimeve masive.
Sipas policisë, incidenti i parë ndodhi në një kthesë të djathtë, ku disa çiklistë ranë dhe bllokuan rrugën, transmeton klankosova.tv.
Kjo shkaktoi një rrëzim të dytë, duke përkeqësuar situatën.
Përfaqësuesi i policisë tha se nga të lënduarit, rreth 15-20 janë të plagosur rëndë, por asnjëri nga ata nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkohë, shumica e të tjerëve kanë pësuar lëndime të lehta. Aktualisht, numri i saktë i të lënduarve mund të ndryshojë pasi shumë prej tyre janë shpërndarë në spitale



Të tjera
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”
Sodë buke dhe mjaltë, kombinimi që lufton kancerin