Serbia vazhdon të përdorë çdo formë për të sulmuar dhe provokuar Kosovën – edhe në arenat sportive. Kjo u dëshmua sërish të shtunën, në orën 15:00, gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar në stadiumin e Rigës.
Autoritetet letone nuk toleruan sjelljet provokuese të tifozëve serbë. Policia ndaloi ekspozimin e flamujve serbë, simboleve nacionaliste dhe sloganeve anti-Kosovë. Tifozët serbë u detyruan të heqin rrobat që mbanin mesazhe kundër Kosovës, ndërsa sendet e ndaluara iu konfiskuan në hyrje të stadiumit.
Përpjekjet e tyre për të kënduar korin famëkeq “Kosova është Serbi” u pritën me fishkëllima nga tifozët letonë, duke treguar se publiku evropian nuk e mbështet më propagandën e vjetër serbe.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia përdor ngjarjet sportive për të çuar përpara mesazhe nacionaliste dhe provokuese ndaj Kosovës. Në shumë ndeshje të mëparshme, Serbia ka shfrytëzuar minutazhin sportiv për të bërë thirrje politike, për të afishuar parulla ofenduese dhe për të provokuar me flamuj apo simbole që nxisin urrejtje.
Të tjera
Kosova me ndryshime në prag të ndeshjes me Suedinë
“Sytë e shqiponjës”, forcojnë ushtrinë e Kosovës – Njihuni me dronët super-modernë Puma RQ-20 që i blemë nga Amerika!
Shqipëria në moment historik drejt BE-së