Tashmë është gjithçka gati për ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Suedisë.
Dardanët dhe suedezët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kosova, në duel me suedezët, vjen pas humbjes në udhëtim ndaj Zvicrës (4-0).
Pavarësisht disfatës nga Zvicra, atmosfera në taborin e kombëtares sonë mbetet e mirë dhe premtuese për një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë.
Futbollistët e kombëtares sonë, do të kenë përkrahjen maksimale të tifozëve tonë pasi që tashmë janë shitur të gjitha biletat.
Kosova, edhe në këtë duel, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Amir Rrahmanit, ky i fundit u lëndua në ballafaqimin me Zvicrën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë fillon në orën 20:45./rtk



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999