Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit B kualifikues për Botërorin 2026 që njëherit është fitorja më madhe e në histori të Kombëtares Dardane.
Golat për Kosovën u shënuan në pjesën e parë nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqi, duke rikthyer moralin pas humbjes së thëllë nga Zvicra.
Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kosova tregoi organizim të mirë dhe efektivitet në finalizim ku përpos golave u krijuan edhe disa raste tjera ideale, ndërsa Suedia e trajnerit Tomasson edhe pse e pati posedimin nuk arriti të reagojë duke u gjunjëzuar në “Fadil Vokrri”.
Kjo fitore i jep Kosovës një impuls të madh për ndeshjet e ardhshme dhe e bën grupin B më të hapur se kurrë. Pas dy ndeshjeve në grupin B, renditja është kjo: Zvicra kryeson me 6 pikë, Kosova ka 3 pikë, ndërsa Suedia dhe Sllovenia kanë nga 1 pikë secila.
The post Kosovë spektakolare, pikët e plota mbetën në “Fadil Vokrri” appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë