Mund të kishte dalë dhe barazim – Ekonomia Online

Mund të kishte dalë dhe barazim

Pas triumfit minimal ndaj Letonisë në “Arenën Kombëtare”, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ndau emocionet dhe analizën e tij për ndeshjen.

Duke folur për mikrofonin e “DigitAlb”, tekniku brazilian vlerësoi përpjekjen e skuadrës, foli për zgjedhjet taktike dhe krahasoi Brojën me yje të mëdhenj të futbollit botëror.

“Fituam një garë shumë të vështirë. 3 ditë më parë luajtën një ndeshje të ngjashme ndaj Serbisë, që mund të kishin dalë edhe barazim. Kundërshtar fizikisht i fortë, në qoftë se nuk shënon golin e sigurisë, mund të rrezikosh shumë.

Letonia mund të jenë të rrezikshëm në lojën në orën. Jam dakord që Kumbulla mund të ishte përfshirë disa minuta më parë në lojë. Bëmë ndryshim në 11 me Bajramin, sepse është lojtar hibrid, depërton në zona. I jap merita ekipit kundërshtar për disa situata të krijuara.

Ishte një lloj hezitimi për ta nxjerrë Brojën më përpara në lojë, sepse me futjen e Kumbullës, do të sillnim ekipin kundërshtar në zonën tonë, ndaj edhe mendova ta aktivizoj Kumbullën më vonë.

Në pjesën e dytë Broja ka pasur disa hapësira, ka pasur disa kundërsulme të mira, lëvizje në thellësi. Në Kombëtare ke mundësi të luash 6-7 herë në vit, kur vjen tek ne vjen me minutazh të ulur. Është stil i ngjashëm me Mbappe, Vinicius dhe Henry. Nuk është një 9 tipike. I shfrytëzon shumë mirë hapësirat dhe mund të depërtojë.

Jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe dhomat e zhveshjes. Jemi stërvitur 10 ditë rresht. E kemi parë ndeshjen e kaluar Letoni-Serbi, jo ndeshjen e sotme. Nuk mund të them që e kam në mendje. Në ditët e tjera do të fillojë puna për ndeshjen e tetorit.

Asllani është një djalë shumë i mirë, ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me Kombëtaren në Europian dhe kualifikueset edhe Bajrami dhe Asani. Jam i lumtur për Bajramin. Të dy janë duke punuar shumë fortë. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët”, u shpreh Sylvinho.