Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka zbuluar ofertën e fundit për NISMA-n nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në ATV, Kusari tregon se kjo parti ka refuzuar që të kenë propozim për nënkryetar të Kuvendit.
“Partia Nisma Socialdemokrate kanë refuzu të kenë një propozim për nënkryetar të Kuvendit. Oferta ka qenë që jo nënkryetarin, ashtu siç është diskutu me grupin parlamentar mes nesh, pro që kanë mundësi që të propozojnë varësisht prej, sepse parashihet edhe me Rregullore te Kuvendit që nëse kryetari i Kuvendit është burrë, nënkryetari duhet të jetë i gjinisë tjetër, nënkryetarja apo nënkryetari i parë i Kuvendit dhe në të kundërtën nëse është grua, duhet të jetë burrë nënkryetari i parë i Kuvendit.
Prandaj, në këtë aspekt, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Nisma Socialdemokrate nuk i është përgjigj ofertës që të propozojë njërën nga dy deputetet e kësaj partie në Kuvendin për nënkryetare”, u shpreh ajo.
Të tjera
Shkelja e hapësirës ajrore polake nga droni rus “nuk është incident i izoluar”
Trump bën reagimin e parë pasi dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë
Jemi në fund të epokës së telefonave