Kadri Kryeziu ka reaguar pas intervistës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Ai thekson se Hasani nuk ka qenë pjesë e hartimit të Kushtetutës së Kosovës dhe se pretendimet e tij për të kundërtën janë të pavërteta.
Sipas Kryeziut, këto pretendime lidhen me një perceptim të Hasanit, të cilin ai e quan “univers paralel”, ku Hasani e sheh veten si autor të kushtetutës. “Në mendjen e tij ai jeton në një univers paralel ku ai vërtet është ‘Baba’ dhe ku adhurohet nga të gjithë, ku ai vërtet e ka shkruar kushtetutën dhe ku ekziston kushtetuta e tij paralele”, shkruan Kryeziu.
Ai shpreh shqetësim për gjendjen mendore të Hasanit, duke thënë se ndjehet keq që e ka ofenduar më herët, por tani është i bindur se ish-kryetari i Kushtetueses ka “probleme serioze mendore”.
Në fund, Kryeziu sqaron se “kushtetuta paralele” për të cilën flet Hasani është ajo që ai ka përmendur në emisionin e Adriatik Kelmendit, ku Kosova paraqitet si një shtet i ngjashëm me Bosnjën.
Të tjera
Mujka e quan ‘Sulm politik kundër LVV-së në prag fushate’ aktakuzën për keqpërdorim të pozitës
Si PDK, LDK dhe AAK i dhanë vulë Listës Serbe
Arrestohet një tifoz i Real Oviedos, bëri gjeste dhe tinguj majmuni drejt Mbappes