Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndodhur dje rreth orës 16 e 20 minuta, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Jarinje ku një shtetas serb kishte tentuar të kalonte kufirin me dokumente që dyshohet të ishin të falsifikuara.
Policia thotë se dokumentet janë konfiskuar, derisa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës.
“SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Për më pak se 3 orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës