Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik gjatë kushteve me shi për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve në rrugë.
Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha shiu në disa zona të Kosovës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia kërkon që të respektohen këshillat thelbësore për një ngasje të sigurt:
Mbani dritat e ndezura gjatë gjithë kohës, pasi ato përmirësojnë dukshmërinë si për ju, ashtu edhe për të tjerët në rrugë.
Zvogëloni shpejtësinë, duke pasur parasysh se rruga e lagur kërkon distancë më të gjatë për frenim.
Shmangni çdo shpërqendrim gjatë ngasjes, përfshirë përdorimin e telefonit, vëmendja e plotë duhet t’i kushtohet rrugës.
Mbani distancë të mjaftueshme pasuese mes automjeteve, për të parandaluar aksidentet e mundshme.
Mos lejoni që reshjet e shiut të ndikojnë në përqendrimin tuaj. Kujdesi dhe përgjegjësia në trafik janë çelësi për të mbrojtur jetën tuaj dhe atë të të tjerëve.



Të tjera
Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Për më pak se 3 orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës