Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me incialet H.S., për veprën penale “Spiunazh”.
I pandehuri H.S., akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.
Sipas aktakuzës, H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell nformata tjera të rëndësishme.
Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.
“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Çfarë shohin meshkujt në fillim te femrat
24 marsi 1999, dita kur historia u shkrua me vendime dhe i dha fund luftës në Kosovë