Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës, i cili u transferua te “Zonja e Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille.
Strategu kroat konfirmoi se ylli i Kosovës nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por pritet të nisë integrimin në skuadër që nga sfida me Veronën.
Dy ndeshjet e ardhshme, Juventusi i luan ndaj Interit në Serie A, dhe ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
“Edoni po kthehet pas një periudhe të gjatë pa luajtur. Ai ende ka nevojë për kohë që të rikuperojë plotësisht formën fizike, të ndërtojë forcën dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë,” tha Tudor në një prononcim për mediat.
“Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por nga përballja me Veronën do të fillojmë ta integrojmë gradualisht në skuadër”, shtoi ai.
Sulmuesi anësor 25-vjeçar pritet të jetë një armë e rëndësishme për repartin ofensiv të Juventusit, ndërsa tifozët bardhezinj mezi presin ta shohin në fushë me fanellën e re.
Transferimi i tij nga Lille u pa si një përforcim i rëndësishëm për projektin e ri të klubit, që synon të rikthehet fuqishëm në garën për trofe.
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito