Raportet e së premtes sugjerojnë se Ademola Lookman mund të rikthehet në ekipin e parë të Atalantës për ndeshjen e Serie A këtë të diel ndaj Lecce, nëse arrin të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit të shtunën.
Sulmuesi nigerian pati një verë kaotike, pasi dorëzoi një kërkesë zyrtare transferimi pas refuzimit të një oferte prej 45 milionë eurosh nga Interi.
Pas akuzave ndaj klubit për “thyerje premtimesh” dhe “trajtim jo korrekt si në aspektin profesional ashtu edhe atë njerëzor,” ai u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar për t’u stërvitur i vetëm dhe u bashkua me skuadrën në Bergamo vetëm më 19 gusht, më pak se një javë para nisjes së sezonit dhe pasi Atalanta kishte mbyllur të gjitha miqësoret përgatitore.
Në fund, një transferim nuk u realizua dhe kështu Lookman mbeti pjesë e skuadrës së Ivan Jurić për sezonin 2025-26, edhe pse marrëdhëniet mes lojtarit dhe klubit mbeten të tendosura.
Raportet: Lookman pranë grumbullimit kundër Lecce
Sipas Sky Sport Italia, 27-vjeçari mund të përfshihet në listën e Atalantës për sfidën e së dielës në Bergamo ndaj Lecce.
Lookman ishte titullar në dy ndeshjet e fundit të Nigerisë në kualifikueset e Kupës së Botës: fitoren 1-0 kundër Ruandës dhe barazimin 1-1 ndaj Afrikës së Jugut.
Sipas Sky, nëse ai arrin të stërvitet të shtunën në seancën e fundit para sfidës, atëherë pritet të grumbullohet nga Jurić për ndeshjen. Raportimet e së premtes theksojnë se Atalanta “pret” që Lookman të jetë i pranishëm në stërvitje.
Të tjera
Lanika Rexhepi siguron medalje, plasohet në finale të Kampionatit Mesdhetar të karatesë
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?