Familja Imeri mbron Osmanin dhe Kurtin: Janë të paprekshëm nga propaganda

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj disa mediave dhe gazetarëve, duke i cilësuar si “hibridë të regjur” që veprojnë me porosi politike.

Në një postim publik, ata thonë se sulmet e fundit ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti janë pjesë e një lufte hibride ndaj shtetit të Kosovës, duke theksuar se ato vijnë nga individë që nuk iu pranuan ofertat apo pazaret.

Sipas reagimit, “goditjet ndaj familjarëve janë shenjë e burracakërisë”, ndërsa gazetarët që përhapin shpifje e quajnë “telallë të kurdisur” që shërbejnë interesave të padronëve të tyre.

Postimi i plotë:

-A po intensifikohet lufta hibride ndaj shtetit te Kosoves ?

-Sulmet ndaj Presidentes e Kryeministrit?

-Sepse nuk ua pranuan ofertën “me pagesë mujore”.

-Sepse nuk hyjnë në pazare si padronët e tyre.

-Sepse burracakët godasin aty ku s’kanë përgjigje.

-Sepse kur nuk munden ta ndalin prindin, e gjuajnë fëmijën.

-Kjo nuk është gazetari. Është organizim kriminal i ca fundrrinave qe nuk kane identitete as njerezor e le me profesional..

-“Gazetarë”? Jo, zoti na ruajt.

-Këta janë hibridë te regjur .

-Hije që shkruajnë dhe zhurmojne me porosi ..

-Telalle të kurdisur dhe te urdheruar per te sulmuar te verteten ..

-Ata nuk hulumtojnë listat e zeza të SHBA-ve.

-Sepse aty shfaqen padronët e tyre.

-Ata nuk guxojnë të përmendin kriminelët e opozitës.

-Sepse do t’u ikte buka e gojës..

-Puna e tyre është thjeshtë: shpif → boto → shpërndaj → cito vetveten si “burim i pavarur”.

-Një cirk grotesk, ku hibridet vishen si gazetarë e shesin baltë si “lajm”.

-Pra nese nuk e kuptoni do ta kuptoni se :

-Osmani dhe Kurti janë të paprekshëm nga kjo lojë.

-Sepse nuk kanë dosje.

-Sepse nuk kanë hise në korrupsion.

-Sepse kanë shpëtuar Kosovën nga planet e errta të fqinjit verior.

Hibride kuptojeni se ;

-Gënjeshtra është si tollumbace : fryhet, fryhet, derisa plas në duar të atij që e mban.

-E vërteta është shkemb rri aty, edhe kur kalojnë stuhitë.

-Gazetarët hibride nuk janë sy e vesh të shoqërisë,

-Janë gojëndyre që përtypin thashetheme nate e dite ..

-Janë faqe portalesh ku mbillet helmi dhe koritja.

-Janë shërbëtorë që bëjnë rolin e “patriotit të rremë” nga kolltuku i Beogradit.

-Prandaj, urimi është i qartë:

-Mandate të tjera për Osmani e Kurtin..

-Deri sa propaganda hibride të shuhet .

-Deri sa të mbesin vetëm ata që vërtet e duan Kosovën, shtet qe nuk i perkulet , Vuqiçit as aletave te tij..