Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për kontributin e tij për paqen e sigurinë në Kosovë e rajon.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.
Presidenca thotë se dekorimi që u bë gjatë javës së shkuar është simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës.
“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.



Të tjera
Mënyra natyrale për trajtimin e zhurmave në vesh
Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı
KS i OKB-së voton sot rezolutë kundër sulmeve të Iranit