Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mbështetur në Facebook protestën që pritet të nisë pas pak në Hagë, “kundër padrejtësisë”, në kundërshti të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“LIRIA KA EMËR“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.
Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant LIRI PËR ÇLIRIMTARËT
“.
Protesta pritet të nisë në 14:00.
Të tjera
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat