Familja e Haki Imerit ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është më i fuqishëm se kurrë.
Ata theksojnë se “pezullimi strategjik” i dialogut nuk e dëmton, por përkundrazi e forcon pozitën e tij, ndërsa opozita mbetet pa vizion e e orientuar vetëm nga pushteti pa votë.
Sipas reagimit, “Kosovarët nuk votojnë ambasadën amerikane, por Albin Kurtin”, ndërsa çdo skenar nga Beogradi apo ndërhyrjet e Richard Grenellit vetëm sa i rrisin mbështetjen tek qytetarët.
“Kurti forcohet nga përplasja me armiqtë, dhe çdo tentativë për ta dobësuar e bën më të fortë”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
-Te dashur miq,
-Albin Kurti sot është më i fortë se kurrë.
-“Pezullimi strategjik” i dialogut – një proces që nuk ka ekzistuar kurrë realisht – vetëm e forcon pozitën e tij.
-“Pezullimi strategjik i dialogut u jep shpresë te rreme opozitarëve që duan pushtet pa votë.
– Por qytetarët nuk do ta lejojnë këtë..
-S’ka rëndësi çfarë thotë një përfaqësues lokal i ambasadës amerikane.
-Në fund, elektorati nuk i bindet urdhrave të huaj.
-Kosovarët nuk votojnë ambasadën amerikane.
-Ata votojnë Albin Kurtin.
-Çdo lëvizje e nëntokës politike opozitare kthehet në favor të tij.
-Sa herë Beogradi fabrikon skenarë, Kurti del më i fortë.
-Sa herë Richard Grenell shfaqet si “diplomat shpëtimtar”, Kurti fiton terren..
-Në sytë e qytetarëve Kurti nuk bie. Përkundrazi, ngrihet.
-Opozita ndërkohë eshte servile, e çorjentuar, akuza të vjetra, zëra të zbehtë, lidhje të dyshimta.
– Ska vizion, as guxim, mendjen te pushteti pa vote ..
-E vërteta është e thjeshtë; Vuçiqi dhe Grenelli nuk mjaftojnë për ta thyer Albin Kurtin ..
-Kurti forcohet nga përplasja, me armiqte ..
-Çdo tentativë për ta dobësuar e bën më të fortë.
– Ky është realiteti.Kurti eshte i pamposhtur aq kohe sa e dojne qytetaret e Kosoves .
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë