Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë mike e afërt e popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar për partneritet me Kosovën.
Në një përgjigje për Tëvë1 nga kjo ambasadë edhe pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën, janë shprehur se janë të gatshëm të ecin përpara edhe me Qeverinë në detyrë, por kanë thënë se duan një partner që “shmang veprimet destabilizuese”.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mike e afërt e popullit të Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por kemi nevojë për një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, thuhet nga ambasada amerikane.
Javën e kaluar ambasada amerikane në Prishtinë bëri të ditur për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën, vendim ky që ngjalli reagime.
Nga Qeveria në detyrë e Kosovës për këtë vendim kanë thënë se janë të përkushtuar të vazhdojnë bashkëpunimin me ShBA-në dhe se kritikat e tyre i marrin me seriozitet.
Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime
Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë