Opinionisti Lulzim Peci ka reaguar për dëshminë e James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Peci ka thënë se nuk është thjesht dëshmi por është një ligjerat publike për historinë e Kosovës.
Më tej, ai ka kritikuar qasjen aktuale të pushtetit ndaj Amerikës, duke thënë se kush nuk bashkëpunon do të përfundojë në vet-izolim apo në derë të armikut.
Shkrimi i tij:
Deshmia e James Rubin si deshmitar i mbrojtjes te ish Presidentit Thaci, nuk eshte vetem nje deshmi e thjeshte gjyqesore! Kjo deshmi eshte edhe nje ligjerate publike e dores se pare per historine moderne te Kosoves, lidershipin vizionar te shqiptareve, luften e UCK-se dhe rrugetimin e saj drejte pavaresise!
Tani vazhdoni te beni hajgare me masat e SHBA-ve! Kush nuk e cmon dhe s’punon bashke me mikun dhe perkrahesin me te madh, i cili na ka pruar lirine dhe pavaresine, dhe qe ka investuar me gjenerozitetin me te madh ne shtet-ndertimin e vendit tone, nuk ka rruge tjeter perpos qe te perfundoj ne vete-izolim apo ne dere te armikut!



Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në