Ambasada amerikane në Kosovë thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë “mike e afërt e popullit të Kosovës”.
Në një përgjigje të ambasadës për Tëvë1, amerikanët kanë përmendur nevojën për “një partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese” dhe që “është i përkushtuar për ta avancuar stabilitetin rajonal”.
Ambasada ka thënë se E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati, “ka takime të rregullta me Kryeministrin në detyrë Kurti”.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mike e afërt e popullit të Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por kemi nevojë për një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, thotë ambasada amerikane.
Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ndër tjerash Ambasada.



Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në