Sot në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës e Serbisë, te Dheu i Bardhë është arrestuar i dyshuari për krime lufte në Kosovë. Sipas Prokurorisë Speciale, ai dyshohet se gjatë periudhës 13 prill deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”. I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë. D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokuroria Speciale thotë se brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Të tjera
Zyrtare nga UEFA, ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd
Pezullimi i Dialogut Strategjik, SHBA sigurojnë që do jenë mik i ngushtë i popullit të Kosovës
Edhe tre gazetarë të tjerë u ma*rtirizuan në Ga*zza