Një 40-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Balaj të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, ka deklaruar ai.
Hetimet po vazhdojnë nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit për zbardhjen e plotë të rastit.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më