Një raport i vitit 1998 i OKB-së, nuk e përshkroi mirë situatën në Kosovë. Kështu tha para trupit gjykues, ish-diplomati amerikan James Rubin.
Për të njëjtin, ai tha se ka qenë skeptik, pasi sipas tij, nuk ka qenë edhe aq i besueshëm.
“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh. Jo domosdoshmërisht ka qenë i besueshëm”, tha Rubin, njofton Klankosova.tv.
Në atë raport, siç u citua në sallë, pretendohej se njerëz – pjesë e UÇK-së, rrëmbyen 249 civilë dhe policë serbë.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më