Prokurori i Specializuar në Hagë, James Pache, e ka pyetur James Rubinin, lidhur me krime të pretenduara të kryera nga UÇK-ja. Përfshirë ndalime, vrasje e tortura.
Rubin është pyetur edhe për ndalimin e Cen Deskut e Jakup Kastratit, por që ka theksuar se ky incident nuk i kujtohet.
Më tutje, Rubin u pyet për gjetjen e 15 personave në një objekt në Prizren, të cilët ishin të ndaluar.
Rubin theksoi se i ka inkurajuar pjesëtarët e UÇK-së të mos merrnin hak për shkak të horrorit qëkishin përjetuar nga Serbia.
“Pas 26 vitesh nuk më kujtohet ky artikull i gazetës. Mbase kam dëgjuar për këtë incident, që të mos ketë hakmarrje, mos të ketë vrasje, kemi inkuruajuar të mos merrnin hak për horrorin që kishte ndodhur. Mundet që KFOR-i personat inkurajonin kosovarët të mos merrnin hak për shkak të sulmeve masive e vuajtjeve që kishin pësuar”, tha Rubin.





Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në