Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e lansimi i skemës së granteve për ndërmarrjet prodhuese tha se me mbështetjen e madhe të partnerëve tanë, nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut po zhvillojmë ekonominë e vendit, duke hapur dyert për linja automatike e për pajisje të reja dhe zgjerimin e bizneseve pa rrezikuar bilancin.
Kurti tha se kjo përkrahje Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemurgut përmes Agjencisë së Zhvillimit të Luksemburgut me vlerë totale prej 1 mil euro që po u japim ndërmarrjeve vjen si vazhdimësi e punës për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe ekonomisë së vendit.
Ai tha se përveç bizneseve të pranishmëve, “edhe qindra biznese të tjera i keni hapu dyert për linja automatike e për pajisje të reja falë 100 milionë eurove të kredive investuese dhe subvencionuese për 379 ndërmarrje dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilët zgjeruan kapacitetin pa e rrezikuar bilancin”.
Kurti ka përmendur edhe mbështetjen e mërgatës, të cilët, sipas tij, përmes emetimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro kanë mundësuar investime për prodhuesit vendorë.
”Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani, skema të cilën po e prezantojmë sot, është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë: e para- përkrahjes në sektorin privat, në veçanti për prodhuesit dhe rritjen e konkurueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta- rritjes së eficiencës së energjisë, e cila gjithashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjen e konkurueshmërisë ne tregun vendor e ndërkombëtar”, nënvizoi Kurti.
Të tjera
Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë atë?
A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?
Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit