Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.
Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës.
Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.
26-vjeçari Zhegrova nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.
Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar.



Të tjera
Pse Covid-19 rriti makthet te njerëzit
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” që kërcënoi Kurtin qëndrojnë inteligjencat serbe dhe ruse