Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka takuar sot krijuesit e artizanaleve në sheshin në kryeqytet, përcjell KosovaPost.
Sipas Çekut, këto hapësira janë ndër pikat ku ndalojnë më së shumti turistët tekaa premtoi se do t’u siguroj mbështetje direkte dhe investime serioze në turizëm.
“Krijueset artizanale në shesh i japin gjallëri qytetit dhe e promovojnë vendin përmes punës së tyre. Këto hapësira janë ndër pikat ku më së shumti ndalojnë turistët gjatë vizitave në Prishtinë. Punët plot kreativitet dhe me motive të trashëgimisë sonë kulturore janë punëdore të realizuara nga gra shumë të talentuara. Për t’iu dalë në krah këtyre bizneseve, duhet të sigurojmë mbështetje direkte dhe të investojmë seriozisht në turizëm, sepse ardhja e më shumë turistëve nënkupton më shumë punë, shitje dhe të hyra për to”, tha Çeku.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za